Subscribe

Shqipëria dhe Greqia duket se kanë arritur një marrëveshje paraprake për kufirin detar. Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, gjatë një interviste me një panel gazetarësh, tha se pas bisedimeve te shumta, Tirana pranoi marrëveshjen për detin.

 

Ramë dakord për zonën ekskluzive ekonomike. Kufirin  do ta bëjmë me 12 milje, pastaj procedohet me zonën ekskluzive ekonomike. Ajo mund të shpallet kur tjetri e ka pranuar që sidoqoftë ke të drejtë 12 milje. Kjo është diçka e rëndësishme dhe kemi dhe gjëra të tjera të rëndësishme. Për zonën  ekskluzive ekonomike bëmë 13 orë negociata, i pamë në mënyrë analitike në takimin treditor të Kretës.

 

Shefi i diplomacisë greke mohoi te jete diskutuar për çështjen çame, pavarësisht se pranoi këmbënguljen e Tiranës zyrtare për të drejtat e njeriut.

 

Jo, pala shqiptare e diskuton, pala greke nuk e diskuton dhe këtu mbaron. Mendoj se pala shqiptare do të dëshirojë të bëjë propozime në autoritete të caktuara  për të drejtat e njeriut dhe zbatimin e tyre.

 

Sa i takon teksteve te minoritetit grek qe jeton ne Shqipëri-Athinë mirëpriti propozimin e e kryeministrit Rama gjate takimit te forumit te Davosit.

 

Kemi një komision për librat shqiptarë që funksionon prej shumë kohësh. librat shkollorë të Shqipërisë në shtator  do të kenë korrigjimet e duhura. marrëveshja është që do të përpiqemi në vitin e ri shkollor. Z. Rama na bëri një propozim shumë të mirë në vend që Shqipëria të përkthejë libra grekë për minoritetin grek në Shqipëri propozoi t i bëjmë ne të shkruar posaçërisht për fëmijët e minoritetit dhe nuk e them në cilën gjuhë. Mendoj se është një hap më shumë.

 

Kocias theksoi se kryeministri Aleksis Cipras do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë në fillim të muajit prill.

 

Jemi në negociata prej dy vitesh me shumë durim kemi nxjerrë rezultate. Çështje me rëndësi quaj procedurën e varrezave, do të ndërtohet në Himarë kisha që u prish, më në fund i dhanë shtetësi shqiptare kryepeshkopit Anastas, duke njohur veprën e tij. Do të bëjmë një plan të përbashkët. Kryeministri grek do të shkojë në Shqipëri pak ditë para pashkëve ortodokse.

 

Duket se ne prill palët do të finalizojnë edhe firmosjen e dokumentit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *