Kostituohet Këshilli i ri i Qarkut të Korçës si organi i nivelit të dytë të qeverisjes vendore në juglindje të vendit. Zgjedhja dhe votimi për Këshillin e ri të Qarkut vjen pas kostituimit të Këshillave bashkiakë në 6 bashkitë e këtij Qarku të përbëra nga ato të Korçës, Pogradecit, Maliqit, Devollit, Kolonjës dhe Pustecit.

 

Këshilli i Qarkut funksionon me 24 antarë,  ku marin pjesë automatikisht 6 kryebashkiakët dhe krahas tyre përfaqsues të Këshillave bashkiakë sipas madhësisë të bashkive. Nga 24 antarët e Këshillit të ri të Qarkut, 21 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste dhe 3 të tjerë partive të tjera fituese nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në emër të këshilltarëve më jetëgjatë në Këshillin e Qarkut, kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu propozoi si kandidaturë të drejtimit të këtij Institucioni Znj. Ana Verushi. Duke vlerësuar punën e mirë të Këshillit të Qarkut në mandatin e kaluar, Z. Topçiu uroi fillim të mbarë të veprimtarisë së Këshillit edhe për 4 vitet e ardhëshme.

 

Prefekti i Qarkut Korçë, Z. Dhori Spirollari, gjatë fjalës përshëndetëse vlerësoi gjithashtu drejtimin e Institucionit nga Ana Verushi. Ai tha se Qarku Korçë ka veprimtarinë më të mirë në shkallë vendi dhe kërkoi rritjen e investimeve për zhvillimin e mëtejshëm të zonës juglindore.

 

Me kandidaturën e vetme të propozuar për kreun e Këshillit të Qarkut dhe përbërjen e antarëve të tij  me shumicë nga Partia Socialiste u kalua në votim nga i cili rikonfirmohet Ana Verushi për një mandat të dytë në funksionin e kryetares të Këshilit të Qarkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *