E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovës po i mbarojnë shtretërit në spitale/ Hoti: Duhet të mbyllen disa klinika

Për shkak të numrit të madh të pacientëve të shtruar në spitale, në Kosovë po mbarojnë shtretërit. Kryeministri Avdullah Hoti tha në një dalje për mediat se shtretërit në spitale po pakësohen.

Reklamë

Ai përfitoi nga rasti për t’u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat që të shmanget skenari ku njerëzit të mos kenë ku të shtrihen. Sipas tij, gjithsej Kosova ka 130 shtretër në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situatën ku nuk kemi ku t’i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen në spital. Tani duhet mbyllur ndoshta disa prej klinikave dhe për t’i vënë në dispozicion të menaxhimit të kësaj situate. Në ndërkohë po punojmë edhe me spitale private në mënyrë që të krijojmë kapacitet shtesë”, tha Hoti.

Ai shtoi se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës me koronavirus janë mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë