Gjykata e Apelit në Gjakovë ka dënuar me burg të përjetshëm Pjetër Nrecaj, autorin e vrasjes së dyfishtë të 7 Gushtit.

 

Dënimi i Apelit është thelluar nga ai i dhënë në Nëntor nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, që e dënoi atë me 24 vite burg.

 

Ndrecaj u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vajzës 9-vjeçare. Ngjarja ndodhi për motive xhelozie, pasi prej kohësh ata jetonin të ndarë nga njëri-tjetri.

 

Ndërkohë që avokatët thanë se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Supreme në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *