E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë, vijon rinumrimi i votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve, sipas vendimit të PZAP-së.

 

Informacionet bëjnë me dije se deri më tani janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60% e numrit total që PZAP e ka vënë në rinumërim.

 

Reklamë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një dalje për mediat kosovare është shprehur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

 

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotimë. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”.

 

Ka kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe preitet që rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar javën e kaluar, të përfundojë të hënën e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë