Kosovë, Vetëvendosje ofertë të re LDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të krijimit të një marrëveshje për koalicionin qeverisës i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa ofertën e fundit.
Mediat kosovare bëjnë me dije se në këtë ofertë Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tre ministri.
Sipas imformacioneve në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.
“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së. Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”.
Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve.
Ndërkohë të hënën LDK është vizituar nga ambasadori amerikan Philip Kosnett në LDK, i cili ka bërë thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë.




