Subscribe

E ndërsa procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende në Kosovë, për shkak të votave me kusht, Vetëvendosje është e bindur ne fitore. Visar Ymeri falenderoi qytetarët që votuar për këtë subjekt politik, duke i besuar siç tha ai 3 komunat më të mëdha, përfshirë edhe Prishtinën

 

Nga ana tjetër, LDK-ja e Isa Mustafës ka kërkuar rinumërimin e 610 votave të pavlefshme në Prishtinë, dhe u beri apel organeve kompetente të verifikojnë ndonjë mospërputhje të mundshme në rezultatet paraprake, pasi kandidati i kësaj partie Arban Abrashi mori edhe 80 vota. Diferenca mes tij e Shpend Ahmetit tani është 237 vota.

 

Sipas deputetit te LDK, Driton Selmanaj, rishikimi i votave mund të përmbysë rezultatin në kryeqytet.

 

Ndërkohë, në Kosovë pritet të nisë procesi I numërimit të votave me kusht, të personave me aftësi të kufizuara, të burgosurve, dhe atyre që votuan me postë. Sipas Qendrës së Numërimit të Rezultateve, janë rreth 13,052 vota të cilat mund te ndikojnë në Prishtinë e Prizren.

 

Sipas shefit të Misionit të BE, në raportin paraprak zgjedhjet u cilësuan përgjithësisht të qeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *