E ndërsa pritej që ligjvënësit e Kosovës të votonin Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar dy herë seancën, duke rikthyer gazin lotsjellës.

 

Pas tentativës së parë të bllokimit të punës mes tensionesh, deputetët e grupeve parlamentare u rikthyen sërish, me qëllimin e vetëm, votimin e marrëveshjes. Por pak minuta më pas U HODH serish gaz lotsjellës çka detyroi ligjvënësit të boshatisin sallën.

 

Ende nuk ka një konfirmim se kur do të vijojë seanca.

Shefi i Grupit Parlamentar I LDK-së, Avdullah Hoti u shpreh se pavarësisht përpjekjeve se Vetëvendosje për të bllokuar Demarkacionin, votimi do të bëhet sot.

 

Por, nga ana tjetër, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhi paralajmëroi se marrëveshja për kufirin me malin e zi, nuk do të kaloje,

 

 

Koalicioni qeverisës theksoi se i ka të gjitha votat e nevojshme për kalimin e marrëveshjes. Ndërkombëtarët shtuan presionin gjate orëve te fundit e nuk e fshehën zhgënjimin që në kuvendin e Kosovës u rikthye sërish gazi lotsjellës.

 

Ratifikimi i marrëveshjes se demarkacionit është kushti i vetëm qe Kosova te përfitoje liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *