Subscribe

Presidentja e Kosovës Atifere Jahjaga do te beje edhe nje tjetër përpjekje per te gjetur nje zgjidhje për krizën politike qe ka përfshire vendin prej 6 muajsh. Ditën e hëne do te mbahet nje takim i thirrur prej saj, ku janë ftuar krerët politike te qeverise dhe opozitës. Ndërsa dy partitë ne qeveri, LDK e kryeministrit Mustafa dhe PDK e zëvendësit te tij Thaçi kane pranuar ftesën, nga opozita nuk ka nje qëndrim te përbashkët. Lëvizja Vetëvendosja dhe Nisma duken te vendosura ta bojkotojnë takimin, por AAK ka dhëne sinjale se mund te behet pjese e tij. Nisma e kryetares se shtetit ka gjetur edhe mbështetjen e ndërkombëtareve, ndërsa zedhenesi i ambasadorit amerikane, Delawie konfirmoi pjesëmarrjen e tij ne bisedime. Ai përkrah përpjekjet e presidentes per te ndihmuar forcat politike te gjejnë gjuhen e përbashkët. Shkak per krizën politike janë bere dy marrëveshjet e qeverise per themelimin e bashkësisë se komunave serbe dhe ajo e kufirit me Malin e Zi, per te cilat opozita është ngritur ne protesta dhe ka bojkotuar punimet e kuvendit. Tubimi i radhës është paralajmëruar per ne 17 shkurt, ditën e pavarësisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *