Subscribe

Sot, në orën 17:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish për të votuar presidentin. Mbremjen e një dite më parë dështuan përpjekjet për të votuar kreun e ri të shtetit, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.

 

Votimi u përserit dy herë, pasi në raundin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte deklaruar se do të votonte Vjosa Osmanin,  por deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë.

 

Edhe pse ishin të pranishëm në sallën e seancave pleanare, kryetarit i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me Bedri Hamza u larguan në momentin e votimit.

 

Ata që nuk morën pjesë në seancë ishin deputetët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku perjashtim bëri vetëm Albena Reshitaj, duke dalë kundër partisë së saj që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

 

Zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të ushtruesit te detyrës, afat që përfundon më 5 maj. Nëse zgjedhja e presidentit dështon edhe sot, Kosova do të duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *