Këtë të dielë pritet që të përfundojë rinumërimi i 1,407 vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),.

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të përfundojë sot.

 

Ndërkohë kujtojmë se procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.

 

Gjithashtu pritet që të hënën PZAP-ja të vendosë rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *