Dy shqiptarë dhe një shtetas serb kanë rënë të enjten në prangat e policisë së Kosovës pasi u kapën në flagrancë me 52 kg marijuanë.

 

Policia e Kosovës ka bërë me dije se arrestimi i tyre u bë në rrugën Prishtinë-Gjilan dhe u finalizua pas një hetimi disamujor.

 

Shqiptarët e arrestuar janë me inicialet F.Th. dhe Xh.H. ndërsa nuk është bërë e ditur mosha dhe vendbanimi I tyre.

 

Në momentin e arrestimit të dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me një automjet tip Benz me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi me inicialet F.Th. dhe lëndën narkotike e kishin fshehur në bagazhin e makinës.

 

Aksioni për arestimin e tyre u bë rreth orës 16:00 dhe më pas rreth orës 19:30 u arrestua në parkingun e një qendre tregëtare në Gjilan shtetasi serb i cili ishte dhe porositësi i lëndës narkotike.

 

Aksioni i policisë së Kosovës ka nisur pas një hetimi disamujor, ndërsa për pos drogës, u sekuestruan edhe dy makina, para, si dhe katër telefona celularë.

 

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka sekeustruar në cilësinë e provës materiale: dy vetura, katër telefona celular, dy mijë euro para kesh dhe mbi 52 kg marijuana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *