Subscribe

Kosova është përfshirë nga një skandal përgjimesh, qe ka në qendër Partinë Demokratike, ish-kryetar i te cilës Hashim Thaçi mban postin e presidentit, si dhe një nga dy subjektet në drejtojnë qeverinë e vendit. Bëhet fjalë për mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të siguruara nga portali investigativ “Insajderi.com”, që i takon periudhës nëntor-dhjetor 2011. Në qendër të këtij interceptimi ka qenë Adem Grabovci, i cili ka mbajtur postin e kreut të grupit parlamentar të PDK-së dhe zv/ministrin e transporteve. Nga përgjimet rezulton se Grabovci zgjedh kryetarët e bordeve, drejtorët e ndërmarrjeve dhe emëron gjyqtar, prokurore e shefa policie. Insider zbulon se të gjithë telefonuesit e thërrasin Adem Grabovcin shef, ndërsa ky i fundit i nënshtrohet vetëm dy personave, Hashim Thaçit në atë kohë kryeministër, ndërsa sot president dhe Kadri Veselit në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, sot kryetar parlamenti dhe kreu i PDK-së.
Portali specifikon se në radhët e të punësuarve nga Grabovci janë Sali Mekaj, kryetar i Gjykatës së Apelit dhe Sylë Hoxha, kryeprokuror i Prizrenit. Sipas Insider ai është kontaktuar vazhdimisht nga Haxhi Dërguti që në atë kohë mbante postin e prokurorit në qarkun e Prishtinës, ndërsa aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit. Këto përgjime janë kryer në kuadër të hetimeve që ka ndërmarr EULEXI në periudhën kur ai ish-zvministër i transportit, kur ky dikaster drejtohej nga Limaj. Për Adem Grabovcin hetimet u pushuan për mungesë provash. Ndërsa për Limaj, sot kreu i partisë nisma, gjykimi vijon, ndonëse akuzat që rëndonin për të dy ishin të njëjta. Të menjëhershme kanë qënë reagimet e partive opozitare në Kosovë, të cilët njëzëri kanë kërkuar hetime të menjëhershme të këtij skandali përgjimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *