Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi dyshohen si autor të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviçit më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, policia e Kosovës ka postuar fotografitë e dy personave të dyshuar.

 

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”.

 

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *