Autoritetet në Kosova thanë se sot në Klinikën infektive në Prishtinë, vdiqën dy paciente të prekura nga koronavirusi.

Para dite humbi jetën një grua e lindur në vitin 1974. Ajo është nga Peja dhe sipas mjekëve vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Në orët e pasdites humbi jetën një grua nga komuna e Vushtrrisë e lindur në vitin 1949. Ajo po ashtu sipas mjekëve vuante nga sëmundje të tjera.

Rastet e sotme e cuan në njëmbëdhjetë numrin e të vdekurve nga koronavirusi nga i cili deri mbrëmë janë prekur 423 persona, prej të cilëve 71 janë shpallur të shëruar.

Numri më i madh i të prekurve është në komunën e Malishevës ku janë konfirmuar 70 raste e pasuar nga Ferizaj me 66 dhe Prishtina me 51 raste.

Një ditë më parë në Kosovë filloi zbatimi i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme.

Kufizimet e vendosura nga ministria e Shëndetësisë si pjesë e përpjekjeve për të penguar zgjerimin e infektimeve, u kritikuan nga partitë politike që i cilësuan ato si kundër kushtetuese./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *