Subscribe

Në prag të seancës, ku pritet te votohet per mocionin e mosbesimit ndaj qeverise ne Kosove, si dhe të kalohet ne Kuvend projektligji i demarkacionit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë shtuar presionin ndaj dy partive të koalicionit, LDK e PDK. Ambasadori amerikan Greg Delawie ështe takuar me ligjvënës nga të dyja forcat, pasi deputetë rebelë të tyre kanë shfaqur qëndrime kundër ratifikimit të paktit te kufirit me Malin e Zi.

 

Delawie është takuar fillimisht ne seline e qeverise me kryeministrin Mustafa dhe me pas, i shoqëruar nga shefja e zyres se BE-se, jane takuar ne Kuvend me grupin parlamentar te LDK-se. Pas takimit nënkryetari i grupit, siguroi se kjo parti do t’i ketë votat për demarkacionin.

 

Ismet Beqiri: Ne takimin me ambasadorin amerikan u konfirmua se LDK-ja do t’i ketë votat për Demarkacionin

 

Ambasadori amerikan takoi në zyrat e ambasadës edhe deputetët e PDK, që kundërshtojnë marrëveshjen. Por  Shaip Muja deklaroi se nuk do ta votojë demarkacionin.

 

Shaip Muja: Nuk jam kundër demarkacionit, por këtë version nuk do ta votoj.

 

Per ratifikimin e demarkacionit duhen 80 vota ne kuvend, por siç raportojnë mediat ne Prishtine, ne rast se ai nuk kalon as kete here, me shume mundesi vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Kryeministri Mustafa ka deklaruar se nevojiten edhe dy votat per te kaluar projektligjin, por pakenaqesite ne radhet e grupit te LDK-se jane me te mëdha, e per këtë arsye qeveria eshte detyruar disa here ta shtyje dërgimin ne Kuvend, sic ndodhi edhe te hënën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *