E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Kosova

Kosovë-Serbia, Gjermania “skeptike” për korrigjimin e kufijve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, është shprehur skeptic në lidhje me ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

 

“Berlini është skeptikë dhe i matur në këtë çështje”, tha Maas, duke iu bërë thirrje të dyja vendeve që “ta qartësojnë dhe të gjejnë zgjidhje në një mënyrë që nuk sjell çështje të tjera”.

 

Reklamë

Ideja për ndryshim kufijsh është përmendur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të tyre.

 

Të dyja ato shpresojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur në vitin 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të arrijë fazën finale me një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë