E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë-Serbi, shqiptarët e Luginës kërkojnë reciprocitet

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kërkojnë që në bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre.

 

Ndërkohë shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se kërkesa e tyre nuk do të realizohet.

 

Reklamë

Nga ana tjetër regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook, ku kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi. Ai thekson se ata kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë.

 

Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar. Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.

 

Sipas informacioneve aktualisht në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci.

Vazhdo të lexosh

Reklamë