Subscribe

Pas pezullimit të ministrave dhe deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe paralajmëron daljen nga qeveria, çka mund te sillte nje krize te re politike ne vend. Deklarata është bërë nga zv/kryeministri i Kosovës Branimir Stojanovic, i cili tha se partia e tij do të ike nga koalicioni, pasi punëtorët serb nuk janë dëgjuar për ndërmarrjen e Trepçës.

Branimir Stojanovic: Të gjithë duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e Trepçës për serbët e Kosovës. Duhet të respektohen të drejtat e këtyre punëtorëve. Nëse kërkesat e tyre bien në vesh të shurdhët, mesazhi im personal është se do ta braktisim qeverinë.

Një ditë më pare anëtarët e Listës Serbe theksuan se “ne interes të popullit serb, nuk do te pranohet dhuna politike dhe juridike e kuvendit lidhur me Trepçën”. Sipas Listës Serbe një draft i tillë duhet të vijë pas një marrëveshje të të gjithë spektrit politik. Qëndrimi i kësaj partie vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi me 79 vota pro projektligjin për shndërrimin e Trepçës në një shoqëri aksionere.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *