Subscribe

Përplasjet mes qeverisë dhe opozitës për projektligjin e kufirit me Malin e Zi kane rikthyer gazin lotsjellës në ambientet e kuvendit të Kosovës. Deputeti i Vetëvendosjes Driton Caushi hodhi gazin ne ambientet e Komisionit për punët e jashtme, i mbledhur për të diskutuar dhe votuar draftin për demarkacionin. Çaushi pritet te arrestohet nga policia. Pavarësisht kësaj përpjekje të Vetëvendosjes për të bllokuar mbledhjen, komisioni arriti të miratojë në kohë me gjashtë vota pro këtë projektligj, i cili do të shqyrtohet ditën e enjte në parlamentin e Kosovës e ku priten serish tensione. Çështja e kufirit me Malin e Zi kontestohet nga partitë në opozitë, të cilët pretendojnë se me paktin në fjalë Kosova humb nga 8 deri në 12 mije hektarë toke. Por komisioni shtetëror për vijën kufitare ka njoftuar se nga marrëveshja në fjalë, Prishtina zyrtare nuk ka falur asnjë metër ndaj Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *