119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të legjislaturës së shtatë, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata.

 

Sipas deputetit të kuvendit Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme.

 

Kuvendi i Kosovës do të përbëhet pothuajse nga 50 për qind e deputetëve të cilët për herë të parë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

 

Nga 120 deputetë sa janë pa numëruar 20 deputetët e minoriteteve, 29 deputetë ka Lëvizja Vetëvendosje, 28 Lidhja Demokratike e Kosovës, 24 Partia Demokratike e Kosovës, 13 Aleanca për Ardhnërinë e Kosovës dhe 6 Nisma Socialdemokrate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *