E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosovë, ratifikimi i “kufirit” rikthen gazin

Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi mund të sjellë rikthimin e gazit lotsjellës nga opozita që e kundërshton këtë pakt. Pas thirrjes së presidentit Thaçi për ta votuar atë në kuvend, partitë opozitare, tashmë të përçara në qëndrimet e tyre sa i takon aksioneve në terren, kërkojë një rishikimin e këtij pakti, ndonëse për këtë është shprehur dhe komisioni ndërkombëtar i ekspertëve. Bashkë me asosacionin e komunave serbe në veri, pakti për kufirin me Malin e Zi kanë qenë dy arsyet kryesore që Vetëvendosje e AAK hodhën gaz në parlament. Nga ana tjetër, qeveria kërkon votimin sa më parë të marrëveshjes së 26 gushtit 2015 pasi përcaktimi i kufirit i hap rrugë liberalizimit të vizave. Ratifikimi i këtij pakti ishte dhe një nga porositë e eurokomisionerit Johanes Han gjatë qëndrimit të tij në Kosovë javën  e kaluar.

 

 

Më shumë video

Reklamë