Subscribe

Çështja e kufirit rikthen serish tensionet në Kosovë. Pas dështimit të tryezës 12 orëshe për demarkacionin qeveria ka vendosur të dërgojë në parlament javën e ardhshme projektligjin për votim, ndonëse një gjë e tillë nuk është aprovuar nga opozita që ka dalë në protestë. Në orët e para të mëngjesit kryeministri Mustafa thirri mbledhjen urgjente të qeverisë. Ai deklaroi se projektligji do të shkojë në kuvend, pasi nga debati për kufirin rezultoi se Kosova nuk ka humbur territor. Ndërsa ministri i jashtëm Enver Hoxhaj la të hapur mundësinë e rishikimit të këtij pakti, nëse dalin fakte të reja në dritë. Ai tha se përfshirja e tyre mund të bëhet me të njëjtën procedure në kuvend ashtu si miratimit i marrëveshjes. Por dërgesa e këtij projektligji nuk është pritur mire nga opozita, mbështetësit e te cilës janë mbledhur para parlamentit. Ne nje qëndrim zyrtar AAK njofton se situata mund të përshkallëzohet, nëse nuk tërhiqet pakti për demarkacionin, ndërsa deputeti i vetëvendosjes Albin Kurti, tha se Kosova po vulos se është një shtet pa kufij e territor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *