Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherazi zedhenes i qeverise se Kosovës është bere shënjestra e një tjetër sulmi me veze te lëvizjes Vetëvendosje. Arban Abrashi është qëlluar mëngjesin e kësaj te mërkure përpara selisë se qeverise. Ne deklaratën e Vetëvendosjes theksohet se ministri mban përgjegjësi per situatën aktuale ne Kosove. Edhe here te tjera aktiviste te lëvizjes kane sulmuar me veze anëtare te qeverise dhe politikane te shumicës, ne shenje proteste ndaj dy marrëveshjeve per themelimin e bashkësisë se komunave serbe dhe te kufirit me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *