Ka përfunduar procesi i  numërimit të votave të ardhura me postë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

 

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të këtyre rezultateve ka fituar numrin më të madh të votave, ose mbi dyfishin e votave, krahasuar me të gjitha paritë e tjera, me gjithsej 7,030 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta  me vetëm 19 më shumë se Partia Demokratike e Kosovës në vendin e tretë.

 

Renditja e subjekteve dhe koalicioneve kryesore politike me numrin e votave të fituara nga diaspora është kjo:

 

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 7,030 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2,158

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,139,

Koalicioni NISMA-AKR-PD – 916

Koalicioni AAK-PSD –  555 vota.

 

Ndërkohë pjesa tjetër e votave u takon partive të komuniteteve jo shumicë. Kujtojmë se gjithsej numri i votave nga diaspora është 13 mijë e 500.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *