E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosovë, opozita reagon për dekriminalizimin

Një ditë nga prezantimi i nismës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e politikës, kanë ardhur reagimet nga partitë opozitare në Kosovë. Frashër Krasniqi i lëvizjes Vetëvendosje, deklaron se hetimet per aferat korruptive në politikë, duhet të nisin nga krerët e shtetit, Thaçi dhe Mustafa. Ndërsa Muahrrem Nitaj i AAK-së i sheh si demagogji deklarata e Thaçit. Ai tha se dekriminalizimin e politikës Thaçi duhet ta kishte ndërmarrë gjatë kohës kur ishte Kryeministër. Te shtunen dy partitë opozitare AAK e Nisma, mbajnë një proteste paqësore ne Prishtine, per të denoncuar kapjen e shtetit nga dyshja Thaçi – Mustafa. Nuk dihet nese kësaj proteste do t’i bashkohen aktivistet e Vetëvendosjes.

Më shumë video

Reklamë