Subscribe

“Do te largohemi nga kuvendi per te çuar vendin ne zgjedhje te parakohshme”. Kjo deklarate e kryetarit te Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, ka shkaktuar reagimin e dy partive te tjera te opozitës, qe kane nje tjetër qëndrim nga Haradinaj. Zyrtare te Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës kane kundërshtuar komentin e tij, duke thene se nuk ka ende nje vendim te unifikuar te opozitës per marrëdhëniet me kuvendin. Duket se keto forca politike nuk po gjejne konsensus per mundësinë e braktisjes se seancave te ardhshme te parlamentit. Sipas mediave ne Kosove nje përfaqësues i Vetëvendosjes ka pranuar debatin per vazhdimin e protestës brenda institucioneve, por ende nuk ka nje vendim per rrugën qe do te ndiqet ne vazhdim. Seanca e se enjtes u ndërpre disa here pas hedhjes se gazit lotsjellës, nje skenar qe përsëritet prej muajsh. E ndërsa ndahet ne qëndrime per pjesëmarrjen ne punimet e parlamentit, opozita nuk ka hequr dore nga vendimi per vijimin e protestave ne rruge, deri ne rrëzimin e qeverise. Tubimi i radhës do te mbahet ne 26 mars dhe organizatoret besojnë se do te jete me masiv se ai i 17 shkurtit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *