Subscribe

Barrikade me çadra para parlamentit, ndërsa bëhen gati per te filluar betejën dhe brenda sallës per te bllokuar serish seance. Mijëra aktiviste te opozitës ne Kosove, mes te cilëve edhe deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti e lideri i kësaj partie, Visar Ymeri, e kaluan natën ne tenda, pavarësisht motit te ftohte e me shi. Mbështetja nga qytetaret ka qene e madhe, te cilët kane sjelle ushqim e batanije per protestuesit. Përfaqësues te opozitës thonë se kjo forme proteste nuk do te ndalet.

“Kjo është nje faze e re proteste, kemi mbështetjen e njerëzve dhe kundërshtojmë marrëveshjet e qeverise”.

Beteja e opozitës nuk do te kufizohet vetëm ne shesh, por edhe ne kuvendin e Kosovës, ku pritet te mbahet seanca e radhës. Javën e kaluar ligjvënësit opozitare penguan mbajtjen e punimeve, duke hedhur gaz lotsjellës dhe kane paralajmëruar se nuk do te lejojnë mbajtjen e nje seance për zgjedhjen e Hashim Thaçit Presidentit. Ndërkaq, gjate orëve te natës është djegur automjeti i familjes se ministrit te Bujqësisë Memli Krasniqi. Ndërsa policia nuk ka ende asnjë te ndaluar apo nuk ka zbuluar motivet e ngjarjes, qeveria e dënoi sulmin, duke e cilësuar ate si vepër te anarkisteve per te ngjallur frike ne vend. Edhe Zv /kryeministri Thaçi dënoi sulmin, e tha se ky është shantazh politik ndaj ministrit Krasniqi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *