Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë po votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ata që duan të votojnë fizikisht do të mund ti drejtohen përfaqësive diplomatike të Kosovës në 22 vende të botës në datën 8 shkurt, pra një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Rreth 45 mijë kosovarë të regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre jetojnë në Gjermani . Ky është vendi me numrin më të madh të votuesve të diasporës duke u pasuar nga Zvicra me rreth 27 mijë qytetarë.
Sipas komisionit qendror të zgjedhjeve mbi 85 mijë emigrant kanë zgjedhur votimin me postë , ndërsa pjesa tjetër pritet të votojë fizikisht.
Të drejtën për të zgjedhur e kanë të gjitha ata që posedojnë dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.
Në rast se dokumenti ka skaduar emigrantëve do tu kërkohet ta paraqesin një tjetër dokument të vlefshëm të shtetit ku jetojnë.
Vota e diasporës konsiderohet e rëndësishme, pasi ajo mund të ndikojë edhe në mënyrën se si do të zgjedhin familjet dhe të afërmit e emigrantëve në Kosovë.
/vizionplus.tv





