E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kosovë/ Nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testet  COVID-19

Ministri i Shëndetësisë të Kosovës ka paralajmëruar se nga dita e hënë e javës së ardhshme të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do tu duhet të zbatojnë masat e reja kufizuese.

Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

Reklamë

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshojë.

Më shumë video

Reklamë