E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë, ndalohet hyrja e zyrtarëve serbë

Policia e Kosovës është angazhuar me forcat e saj speciale që të pengojë vizitën e zyrtarëve serbë, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, në veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare bëjnë me dije se ky vendim vjen në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të republikës së Kosovës, sipas të cilit do t’ju lejohet hyrja vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit të RKS-së, për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare. Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, vizita do të kryhet  pavarësisht vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë