Komunat kryesore ne Kosovë nuk arritën të nxjerrin fitues në votimet e të dielës. Sipas KQZ 19 prej tyre përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Ferizaj, Prizrenin dhe Gjilanin, do të shkojnë në balotazh në 19 nëntor. Në kryeqytetin ku ishte konkurrenca më e fortë, në raundin e dytë përballen, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga LDK.

 

Partia e Isa Mustafes ka dalë me një rezultat të kënaqshëm, krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të po këtij viti. LDK ka arritur të fitojë katër komuna sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, gjë që e rendit si partinë, e cila ka marrë  më shumë komuna në raundin e parë zgjedhor. Në raundin e dytë ajo do të garojë në dhjetë komuna të tjera.

 

Mitrovica ka një rezultat të ngushtë mes PDK-së dhe Aleancës Kosova e Re duke i ҫuar këto dy parti ne nje tjetër përballje në balotazh. Ndërsa në katër komunat e veriut të Kosovës, banuar me shumicë serbe kandidatët e listës Serbska kanë marrë fitoren që në raundin e parë.

 

Sipas KQZ, në votime morën pjesë 43.7 për qind e votuesve. Por zgjedhjet për krerët e komunave u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë parregullsi.

 

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka theksuar se do vazhdojë mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës,duke shpresuar se krerët e rinj komunalë do të përkushtohen për ndryshimin pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *