Subscribe

Çështja e kufirit me Malin e Zi nuk do te përfshihet ne seancën e radhës ne 22 shtator ne parlamentin e Kosovës. Dite me pare kryeministri Mustafa paralajmëroi mbajtjen e takimeve me Listën Serbe dhe opozitën per nje konsensus me synim sigurimin e votave per ratifikimin e marrëveshjes, por dialogu nuk ka nisur ende. Per konsensus foli ketë te enjte pas mbledhjes se kryesisë edhe parlamentari Kadri Veseli, i cili përjashtoi pazaret me deputetet serbe.

“Nuk do të ketë pazare nëpër zyra, do të ketë transparencë në të gjitha takimet. Lista Srbska ka qenë pozitive në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kanë paraqitur asnjë kusht, por në të njëjtën kohë asnjë kusht nuk do të vlejë”.

Marreveshja per demarkacionin qe është edhe nje nga kushtet per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret e Kosovës nga BE, kërkon dy te tretat e votave, por deputete nga radhet e koalicionit qeveritar dhe opozita e kundërshtojnë me force ate, me argumentin se cenon territorin e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *