E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Video · Kosova

Kosovë, krerët e shtetit: Sulm terrorist!

Goditja me mortajë e ambienteve të kuvendit është cilësuar si një sulm ndaj shtetit të Kosovës dhe është dënuar njëzëri nga ligjvënësit e parlamentit. Në deklaratën e miratuar të premten thuhet se ky është një sulm ndaj institucioneve demokratike. Me herët Veseli ne nje komunikate per media e cilësoi sulmin si nje akt terrorist. Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe zyra e Kryeministrisë thanë se sulmi është kryer nga persona që nuk e duan Kosovën dhe kërkojnë të ndjellin frikë dhe urrejtje. Ambasadorët e Kuintit mbajtën mëngjesin e sotëm takime me të gjithë krerët politikë. Numri një i diplomacisë amerikane Greg Delawi është shprehur i tronditur nga sulmi në parlament. Një ditë më parë qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për kufirin me Malin e Zi, i cili do të kalojë për votim në parlament. Ku fakt rikthehu sërish tensionet me deputetët opozitarë, të cilët i kërkuan qytetarëve të vendit të dalin në protesta.

Më shumë video

Reklamë