E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Kosova

Kosovë, KQZ nxjerr sot rezultatin përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet që këtë të mërkurë të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit pas numërimit të të gjitha votave.

 

Mbrëmjen e së martës ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por që numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme. Pas numërimit të fletëvotimeve të pjesës së subjekteve politike, pastaj është vazhduar numërimin e votave të kandidatëve.

 

Sa i përket rezultateve përfundimtare, gjatë ditës së sotme KQZ do të kërkojë konfirmimin nga dy institucione, në këtë rast nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, nëse nuk kanë ndonjë çështje për të vendosur në këtë institucion në mënyrë që të procesohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë