Subscribe

Besimtarët në Kosovë festuan Krishtlindjen, duke marrë pjesë në meshën që u mbajt në Në Katedralen “Nëna Tereza” në Prishtinë.

 

Por përvec mesazheve për paqe dhe dashuri, kreu i katolikëve Dom Lush Gjergji bëri thirrje për dialog politik dhe krijimin sa më parë te institucioneve të reja të Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë një të ardhme më të mirë

 

“Nuk do të kishim konflikte e mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, e as në mes atyre që bartin përgjegjësi publike ose pushtete politike. Po ashtu, nuk do të shihnim se si rrezikohet fati i popullit dhe si frenohet vullneti i qytetarëve, duke e zvarritur dialogun, por do t’i kishim tashmë institucionet e shtetit e do t’i shihnim duke bashkëpunuar e duke bashkëndarë përgjegjësitë, për një jetë më të mirë të njerëzve dhe të ardhme më të mirë të vendit.”

 

Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët e Krishterë, presidenti I Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook bëri thirrje për solidaritet dhe humanizëm me njëri-tjetrin.

 

Edhe kryesminitri në detyrë Ramush Haradinaj uroi të gjithë besimtarët katolikë në këtë ditë të rëndësishme për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *