Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se ka arritur në 101 numri i viktimave nga koornavirusi që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit katër persona humbën jetën ndërsa 203 nga 419 të testuar dolën se janë të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha me rastet e konfirmuara t shtunën, Prishtina prin me gjithsej 75 raste e pasuar nga komuna Gjilan me 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Rastet e së enjtes e çuan në 4 mijë e 715 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 227 raste, ndërsa 2 mijë e 387 mbeten raste aktive.

Kosova po përballet me periudhën më të vështirë shëndetësore që nga paraqitja e koronavirusit në mesin e muajit mars. Brenda 12 ditëve në Kosovë janë regjistruar 50 vdekje si pasojë e infektimeve, disa prej të cilave po hetohen nga organet e rendit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri thirrje të shtunën që të respektohen masat e qeverisë për të mos vendosur gjendjen e jashtëzakonshme. Sot kjo ceshtje do te diskutohet ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise se Kosoves./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *