Subscribe

Nisi sot zbatimi i Marrëveshjes se Stabilizim -Asocimit mes Kosovës dhe SHBA, qe shihet si hapi i pare drejt proceseve integruese te vendit. Ne doganën e Kosovës u mbajt nje ceremoni zyrtare, ku kryeministri Mustafa deklaroi se tashme ka nisur nje kapitull i zhvillimit politik dhe social.
“Kosova po e ve gurthemelin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-ne, qe kushtëzon te drejta dhe detyrime te ndersjella nje spektër te gjere sektorësh, duke perfshire respektimin e parimeve demokratike, aplikimin e standardeve evropiane te tregut, konkurrencës, shtetin ligjor dhe pronen e përgjithshme dhe ate intelektuale”.
Hyrja ne fuqi e MSA-se do te thote me shume lehtësira ekonomike sidomos per prodhuesit vendas qe kërkojnë te eksportojnë mallrat e tyre. Hyrja ne fuqi e marrëveshjes eshte përshëndetur edhe nga përfaqësuesja per politike te jashtme Federica Mogerini dhe eurokomisioneri per Zgjerimin, Johanes Hahn. Ne nje deklarate te Komisionit Evropian, dy zyrtaret theksojne se kjo marrëveshje do te mbështesë zbatimin e reformave dhe do t’i jape Kosovës mundësi per t’iu afruar me shume Europes, si dhe do te krijoje me shume mundësi per tregti dhe investim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *