E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosovë, Hoyt Brian Yee shmang Thaçin e Mustafën

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përpiqet që të transformojë FSK-në me një ligj në kuvend në pamundësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Prishtinën po e viziton zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

 

Në axhendën e tij janë përfshirë takime me disa ministra, por jo me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa.

 

Reklamë

Fillimisht zyrtari i lartë u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me pas me ministren për Dialog, Edita Tahiri. Me Veselin biseda u përqendrua në zhvillimet e fundit në vend. Gjatë vizitës dyditore Yee do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic dhe kreun e grupit parlamentar “Lista Serbe”, Slavko Simic, si dhe me ministrin e FSK-së, Haki Demolli.

 

Presicdenti Thaçi nuk ka gjetur mbështetjen e SHBA në nismën e tij për transformimin e FSK-së, pasi ambasadori amerikan ne Prishtinë ka theksuar se kjo duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

 

 

Më shumë video

Reklamë