Subscribe

Pas plot 20 vitesh nga lufta e Kosovës, Gjykata për Krimet Serbe dhe Rezoluta për Gjenocidin do të shkojnë për votim në parlament në seancen e së enjtes. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

 

Të njëjtën ditë pritet të votohet dhe themelimi i Komisionit Shtetëror që do të punojë për dokumentimin e gjenocidit.

 

Ashtu siç kam paralajmëruar, sot para Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kam paraqitur propozimin që këtë të enjte të mbahet seancë parlamentare për themelimin e një Komisioni Shtetëror i cili do ta ketë si mision konfirmimin, hulumtimin dhe klasifikimin e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Kreu i kuvendit shtoi se do të  ndërtohet edhe një memorial për viktimat e luftës në Kosovës si dhe një muze, përmes së cilit do të përkujtohet përndjekja e rreth 1 milion shqiptarëve nga forcat serbe.

 

Askush nuk ka te drejtë ta mohojë. Shteti serb duhet të përgjigjet. Nuk është kundër asnjë kombi, por Serbia I mohon… nuk ka qënjie njerëzore të mohojë masakrat. Do e cojmë në OKB , ka mundësi të miratohet në OKB.

 

Ky proces sipas Veselit mund të zgjasë por ai do te finalizohet nderkohe qe pret përkrahjen e të gjitha forcave politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *