Subscribe

Parlamenti i Kosovës është mbledhur për te votuar qeverinë e re. Mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin 2017-2021, dhe kabinetin që përbëhet nga koalicioni i PDK, AAK, Nismës, AKR-në dhe Lista Serbe.

 

Në fjalimin e tij para deputetëve, Haradinaj është shprehur se qeveria nën drejtimin e tij është përballë një sfide të vështirë ekonomike. Ai theksoi se angazhimi i tij kryesor është ta bëje Kosovën pjesë të NATO-s e Bashkimit Europian.

 

Gjatë prezantimit të programit, Haradinaj u shpreh se Kosova do të marrë përgjegjësinë e saj për stabilitetin në rajon. Ai theksoi se ne nuk mund t’i zgjedhim fqinjët tanë, por premtoi se do të dialogojë me Serbinë edhe pse e kaluara është tragjike. Kështu, drejtuar në gjuhën serbe, Haradinaj, kërkoi mbështetjen dhe besimin e deputetëve, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

 

 “Secili prej nesh e ndjen peshën e misionit qeverisës që kemi para vetes. Besoni në këtë qeveri, sepse ne mund t’u kthejmë shpresën edhe atyre që duan të largohen nga vendi. Sot, kërkoj votën për qeverinë që më është besuar të udhëheq, në mënyrë që t’i shërbeje qytetarëve të Kosovës.”

 

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pak pas prezantimit të kabinetit kërkoi votimin e menjëhershëm të kryeministrit të ri në një kohë kur lista Serbe nuk ishte ende e pranishme në Kuvend. Por shefi i grupit parlamentar të PAN-it, Enver Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e debatit. Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ndërpreu seancën për 15 minuta pas kërkesës së Glauk Konjufcës për votim të menjëhershëm për qeverinë Haradinaj.

 

Nga ana tjetër Avdullah Hoti nga LDK ka komentuar përbërjen e kabinetit qeveritar, duke thënë se është katastrofe. Ai u shpreh se kjo qeveri është e varur tërësisht nga Beogradi.

 

Perberja e qeverise Haradinaj:

 

Kryeministër: Ramush Haradinaj

Zv/kryeministra do të jenë: Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Dalibor Jevtiç dhe Dardan Gashi

Ministër i FSK: Rrustem Berisha

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir

Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyçi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj

Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *