Subscribe

Nje alarm per nje mjet shpërthyes te vendosur ne Zyrat e Administratës së Pensioneve në Prishtinë, ka vene ne lëvizje policinë e Kosovës. Forcat e rendit rrethuan gjate paradites te kesaj te marte ndërtesën, e cila shfrytëzohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ato evakuuan menjëherë punonjësit e administratës dhe pas kontrolleve te ushtruara ne ambientet e brendshme dhe te jashtme u gjet nje granate dore ne nje nga tualetet e ndërtesës. Forcat e policisë bene te mundur shpërthimin e kontrolluar te saj. Hetimet vazhdojnë per te identifikuar dhe arrestuar personin qe ka vendosur granatën. Ky eshte sulmi i radhës ndaj institucioneve te Kosovës, pas atij te ndodhur ne muajit gusht pranë godinës se parlamentit, ku si pasoje u shënuan deme materiale dhe disa te tjerave ndaj automjeteve zyrtare. Keto ngjarje jane dënuar nga forcat politike ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *