Të premten mbrëma autoritetet thanë se një qytetar nga Gjakova dhe një nga Prishtina janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se të dy janë raste të prekurve pas kontaktit me persona që ishin konfirmuar më herët si të infektuar.

Rastet e reja e çuan në 88 numrin e të prekurve, në mesin e të cilëve është edhe një punonjëse shëndetësore e Klinikës Infektive në Prishtinë.

Prej tyre sipas autoriteteve 34 janë të shtrirë në spital në Prishtinë, 26 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme ndërsa tetë po mbështetën me oksigjen. Deri më tani në Kosovë janë testuar 991 persona.

Deri tash në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit, ndërsa një ditë më parë autoritetet konfirmuan se “një pacient është shëruar bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pas dy testeve që kanë rezultuar negative.

Zonat më të goditura vazhdojnë të mbesin komuna e Malishevës dhe e Gjilanit të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të të infektuarve.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të penguar zgjerimin e infektimit./ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *