Autoritetet në Kosovë thanë se dhjetë persona janë arrestuar në një operacion në rajonin e Shtërpces, një komunë në jug të Kosovës e banuar me shumicë serbe.

 

Prokurorët thanë se në mesin e të arrestuarve është edhe ish kryetari i kësaj komune, Bratislav Nikoliç, i cili dyshohet për dhënie lejesh ndërtimi të paligjshme në resortin turistik të Brezovicës. Ai dhe nëntë të të tjerë u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet.

 

“Vetëm ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro”, tha prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

 

Autoritetet thanë se tetë nga të arrestuarit janë nga rajoni i Shtërpces dhe dy nga ai i Prishtinës. Operacioni nxiti reagimin e përfaqësuesve të Listës Serbe dhe Beogradit.

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zgjodhi qëllimisht ditën e sotme kur në Tiranë u mbajt takimi i nismës “Ballkani i hapur”./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *