Subscribe

Zhvillimet politike ne Shqipëri e Kosove ishin ne fokus te vizitës se kryetarit te PD, Lulzim Basha ne Prishtine. Ky udhëtim përkoi me tensionet e parlamentit kosovar, ku opozita hodhi serish gaz lotsjellës per te bllokuar punimet. Lideri demokrat Basha tha se ky model nuk është i duhuri dhe ndryshe nga vezët, nuk do te merret si shembull nga opozita ne Tirane.

Jo, nuk do ta marrim edhe gazin dhe nuk mendoj se gazi është modeli për Parlamentin. Parlamenti ka dinamikën e vet dhe në Shqipëri dinamika përcaktohet nga qëndrimet që qeveria ka karshi shtetit ligjor, Kushtetutës, zbatimit të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe këto janë kërkesat e opozitës.

Basha e beri këtë koment pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me te cilin bisedoi per sfidat e përbashkëta te dy vendeve si procesin e integrimit. Ai theksoi se edhe per klasën politike ne Kosove ka disa prioritete, qe lidhen me ekonominë, punësimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjate qëndrimit ne Kosovë, kreu i PD-së e beri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Më pas, ai takoi presidentin e ri Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, presidenten ne detyre Atifete Jahjaga dhe kryetarin e komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti.

Nje nga qëllimet e vizitës time është që të vazhdojmë një dialog kuptimplotë dhe thelbësor me të gjithë faktorët politikë në Kosovë sigurisht ka aspekte që na bashkojnë, si opozita. Ka aspekte që na bashkojnë në interesin kombëtar, kur theksoj interesin kombëtar për një shtet të konsoliduar të së drejtës, të një demokracie funksionale në Kosovë dhe një përballje me sfidat e konsolidimit të këtij realiteti të ri të shtetit të Kosovës, njohje ndërkombëtare dhe përparimit në rrugën e integrimeve europiane, euroatlantike, heqjes së vizave etj.

Basha zhvilloi takime edhe me drejtues te partive opozitare, kreun e AAK, Haradinaj dhe ate te Vetëvendosjes, Ymeri me te cilet diskutoi per çështje me interes kombëtar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *