Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe një zyrtar tjetër që mendohet të jetë sekretari i përgjithshëm i presidentit serb.

 

Ata hynë Mitrovicë në rrugë të jashtëligjshme, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan t’u japin leje për të qëndruar në Kosovë.

 

Gjuriç ndërkohë është dërguar në Prishtinë. Në foto ai shihet brenda furgonit të policisë.

 

Arrestimi i zyrtarëve serb u paralajmërua edhe nga ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, pasi ata nuk kishin marrë leje për vizitën.

 

Policia dërgoi forca shtesë në veri për të penguar përpjekjet e zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë, mes të cilëve edhe ministrin serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili do të merrte pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës mbi dialogun mes dy vendeve.

 

Sipas autoriteteve, zyrtarët serb në të kaluarën nuk u janë përmbajtur udhëzimeve për të shmangur përdorimin e deklaratave nxitëse dhe gjuhën e urrejtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *