E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosovë, arrestohet deputetja Derguti

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën diskutohej caktimi i seancës për zgjedhjet e Hashim Thaçit si President i ri i Kosovës.
Mbledhja ne te cilin merrnin pjesë katër deputetë opozitar, përfshi dhe Albin Kurtin, u pezullua, ndërsa Derguti u shoqërua në polici. Kryesia e Kuvendit u mbledh në një tjetër sallë dhe vendosi mbajtjen e seancës për votimin e presidentit ditën e premte ne orën 11:00. Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes e cilësoi puç për republikën, zgjedhjen e Thaçit, President. Ai ftoi te gjithë mbështetësit opozitare në protestë të premten për të parandaluar këtë votim. Ndërkohë, aktivistet e opozitës vazhdojnë te qëndrojnë ne tenda përpara ambienteve te kuvendit te Kosovës. Gjate oreve te nates eshte djegur automjeti i familjes se Ministrit te Bujqësisë Memli Krasniqi dhe i zv/Ministrit te Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj. Ndersa policia nuk ka ende asnjë te ndaluar per keto ngjarje, apo qeveria i cilësoi sulmet vepër te anarkisteve per te ngjallur frike ne vend.

Më shumë video

Reklamë