E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, si autorë të dyshuar për vrasjen e polikanit serb, Oliver Ivanoviç.

 

Siç raportojnë mediat në Kosovë, njëri prej të arrestuarve është zyrtar serb i Policisë së Kosovës. Një ndër të arrestuarit inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

 

Reklamë

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

 

Ish-ministri dhe ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës, Ivanoviç ka udhëhequr SDP-në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

Vazhdo të lexosh

Reklamë