E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë/ 8 jetë të humbura nga Covid-19, dalin raportimet e 24 orëve të fundit

Kosova konfirmon 8 jetë të humbura në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në përditësimin e fundit të të dhënave njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar pozitivë me koronavirus 136 persona.

Reklamë

Me konfirmimin e rasteve të fundit, numri total i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 12.683.

Gjithashtu numri total i jetëve të humbura shkon në 488.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë