Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i rasteve të reja të infektimeve vjen pas testimit të 1.633 mostrave.

IKSHPK njofton po ashtu se në 24 orët e fundit, 721 pacientë janë shëruar.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 – deri më 21 nëntor, në Kosovë janë regjistruar 33.588 raste me koronavirus.

Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 20.493 janë shëruar.

Raste aktive janë 12.191.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *